Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë i kërkuari për “vrasje të rëndë”

Gazeta10
22 May 2026 - 10:12

Një shtetas malazez i kërkuar ndërkombëtarisht është ekstraduar nga Gjermania në Kosovë, pasi ndaj tij ishte lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës për veprën penale “vrasje e rëndë”.

Sipas njoftimit të Policisë në Facebook, operacioni është realizuar dje nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet relevante dhe në bashkëpunim me autoritetet gjermane.

I dyshuari ishte arrestuar në Gjermani pas kërkesës së lëshuar përmes INTERPOL-it, ndërsa kërkohej nga drejtësia kosovare si person që i ishte shmangur procedurave penale.

“I dyshuari, pas ekstradimit iu është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë për vazhdim me procedurat tjera ligjore.  Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor do të vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit”, thotë PK.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.