Qeveria e Kosovës ka ndarë 17 mijë e 350 euro për të mbështetur Këshillin Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, në funksion të realizimit të vizitës zyrtare në Parlamentin Evropian në Strazburg të Francës.
Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të ekzekutivit ndërsa mjetet do të transferohen në llogari bankare në emër të Këshillit Nacional Shqiptar.
Sipas vendimit, përkrahja financiare është për të mbuluar kostot e përgatitjeve, organizimit, transportit dhe akomodimit për përfaqësuesit e përzgjedhur nga Këshilli Nacional Shqiptar gjatë kësaj vizite 4 ditore.
“Për zbatimin e këtij Vendimi do të përdoren mjetet nga organizata buxhetore Zyra e Kryeministrit me kod 104, nën-programi “Përkrahje për Luginën e Preshevës” me kod 39100, kategoria e shpenzimeve “Subvencione dhe Transfere””, thuhet ndër të tjera në vendim./Indeksonline