Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Ekzekutohen shtesat prej 100 eurosh edhe për fëmijët

Gazeta10
26 December 2023 - 17:54

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se janë ekzekutuar shtesat prej 100 eurove edhe për fëmijët.

Murati këtë e ka njoftuar me anë të një postimi në ‘Facebook’ përgjatë së martës, në të njëjtën ditë kur kanë dalë shtesat edhe për të gjitha kategoritë e pensionmarrësve, shkruan Gazeta10.

“Ekzekutohet edhe shtesa e njëhershme për të gjithë fëmijët që janë në sistem të shtesave për fëmijë. Mjetet janë transferuar bashkë me shtesën e zakonshme mujore, në llogarinë e njëjtë”, thuhet në njoftimin e Muratit.

Sipas njoftimit, shtesat janë ekzekutuar për 388,015 fëmijë.

100 euro po ashtu i kanë marrë edhe 287,684 pesionistë.

Kategoritë e skemave pensionale të cilat do t’i marrin 100 euro janë si në vijim: Pensionistët e moshës, kategoritë e luftës, pensionistët me aftësi të kufizuara, pensione familjare dhe të invaliditetit në punë dhe pensionet e parakohshme, për ata që marrin më pak se 500 euro. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.