Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Eliot Bujupi huazohet te Westerlo në Belgjikë

Gazeta10
09 Shtator 2025 - 11:40

Sulmuesi i Kosovës, Eliot Bujupi ka bërë hapin e radhës në karrierë duke kaluar te skuadra Westerlo në elitën e futbollt belg.

 

19-vjeçari pasi kaloi në të gjitha grupmoshat e reja të Stuttgartit, tani do të luajë në nivelin senior te Westerlo.

 

Marrëveshja do të jetë në formë huazimi me të drejtë blerje në fund të sezonit.

 

Bujupi ka pasur paraqitje të mira për grupmoshat e reja të Stuttgartit, si në kampionat ashtu edhe në “UEFA Youth League”.

 

Qendërsulmuesi vitin e kaluar debutoi me kombëtaren A të Kosovës si 18-vjeçar në ndeshjen kundër Qipros.

 

Përkundër faktit që ishte pjesë e grupmoshave të reja, Bujupi ishte ftuar në ekipin A vitin e kaluar në ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

 

19-vjeçari ishte pjesë e Gjermanisë U17, ndërsa vendosi që të reprezentojë Dardanët që nga grupmoshat U19, aty ku pati paraqitje shumë pozitive nën urdhërat e Adil Maliqit.

 

Bujupi në shtator është grumbulluar për herë të parë më Kosovën U21, ku pati minuta në ndeshjen kundër Rumanisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.