Sport

Elvaris Suplja, e ardhmja e mesfushës së Kosovës

Gazeta10
03 Dhjetor 2024 - 13:39

Kosova U19 bëri paraqitje shumë të mira në kualifikimet e fundit për Kampionatin Evropian, por ishin të pafat pasi nuk arritën kalimin në “Elite Round”.

 

“Dardanët” e rinj mposhtën edhe kombëtaren e Spanjës, që është kampion i Evropës për këtë grupmoshë.

 

Në këto ndeshje shkëlqeu me fanellën e Kosovës mesfushori defanziv, Elvaris Suplja.

 

I mençur dhe shumë luftarak në fushën e lojës, Suplja fitonte pothuajse çdo duel në mesfushë.

 

18-vjeçari në një intervistë për Kanal10 thotë se të luash për Kosovën është një nder i madh për të.

 

“Të luaj për Kosovën do të thotë shumë për mua. Jam shumë i lumtur që kam rastin të përfaqësojë shtetin tim. Jam krenar që jam nga Kosova.”

 

“Isha kontaktuar nga Federata e Futbollit të Kosovës të luaj për grupmoshën U17 dhe tani kam kaluar në grupmoshën U19. Është një nder i madh për mua dhe familjen time që ta përfaqësojë Kosovën.”

 

Mesfushori nga Dragashi foli është për kualifikimet e fundit me Kosovën U19, ku tha se ekipi bëri maksimumin që t’i bëjë krenar gjithë tifozët e Kosovës.

 

“Kemi bërë maksiumin në kualifikimet e fundit dhe shpresoj që i kemi bërë krenar gjithë tifozët e Kosovës. Ishte një ndjenjë e mirë të luanim kundër kombëtareve të mëdha si Spanja dhe ishim shumë të lumtur me rezultatet.”

 

“Me bashkëlojtarët te Kosova U19 jemi si familje. Adil Maliqi është një trajner shumë i mirë i cili pati besim tek unë. Ai është shumë i përkushtuar në punë dhe gjithmonë në motivon që të bëjmë më të mirën. Jam shumë i lumtur që kam fatin të bashkëpunoj më një trajner të nivelit të lartë siç është ai dhe shpresoj që ta kemi atë trajner edhe për shumë vite.”

 

Suplja aktivizohet në Itali te Empoli, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2026. Qëllimi i tij është që në të ardhmen të jetë pjesë e ekipit të parë të kësaj skuadre.

 

“Karriera ime në Itali po shkon shumë mirë. Jam lojtar i Empolit dhe kam kontratë me këtë klub deri në vitin 2026. Çdo ditë po punoj shumë dhe mundohem të jap më të mirën time në çdo ndeshje. Jam shumë abicioz dhe synoj që të bëj progres të madh si me klubin, ashtu edhe me kombëtaren.”

 

18-vjeçari më herët ka qenë pjesë e grupmoshave të reja të Fiorentinës dhe Sassuolos.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.