
Zgjedhjet e 7 qershorit pritet të sjellin zhvillime interesante në skenën politike në Kosovë, ndërsa partitë politike po prezantojnë emra dhe prurje të reja.
Së fundmi, Bardhyl Hasanpapaj ka aderuar në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ai ka folur për rrugëtimin e tij akademik dhe profesional në emisionin “Gazeta” në Kanal10.
Hasanpapaj mes tjerash, bëri të ditur se vjen nga fusha e drejtësisë dhe ka ndërtuar një karrierë akademike ndërkombëtare.
“Përveç pjesës si jurist, ku kam studiuar në Prishtinë dhe kam ndjekur një karrierë akademike, kam përfunduar magjistraturën në Gjermani dhe studimet e doktoraturës në Itali, në Universitetin e Firenzes. Njëkohësisht kam pasur edhe një karrierë profesionale, ku jam marrë me projekte të sundimit të ligjit të financuara nga qeveria amerikane”, deklaroi Hasanpapaj.
Aderimi i tij në LDK po shihet si një nga prurjet e reja të partisë në prag të zgjedhjeve.