Gazeta10

Emmerson e sfidoi sot Abrahamsin rreth organizimit të UÇK-së dhe ndalimit të dy gazetarëve serbë të Tanjugut në vitin 1998

Për dy orë sot ka dhënë dëshmi sërish në gjykimin kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fred Abrahams nga Human Rights Watch. Ai u mor sërish nga pyetje nga Gregory Kehoe, avokat i ish presidentit, Hashim Thaçi dhe Ben Emmerson, avokat i ish kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Avokati Emmerson, i cili për dy ditë kishte nxjerrë në pah nga Abrahams pasaktësi të mëdha nga raportet e HRW për UÇK-në, por edhe referenca nga shteti dhe mediat serbe që kjo organizatë kishte përdorur, sot është ndalë më shumë në tema të përgjithshme që përshkruanin organizimin e UÇK-së.

Emmerson foli për komunikatat dhe qendrimet e UÇK-së në ato dhe e ndërlidhi këtë me “operacionet psikologjike” që njihen në ushtri si njesi që ndihmojnë në propgandë dhe kryesisht kanë qëllim ta portretojnë një gjë ndryshe, në funksion të motivimit dhe nxitjes së reagimeve nga palët e tjera.

Emmerson: E kemi diskutuar se në rajonin e Dukagjinit ishte themeluar njesi për luftën kimike dhe biologjike, dhe ajo për anti-tanke, por ato ishin emerime boshe?

Abrahmas: Nuk e di për këtë, nuk e di se kanë ekzistuar në të vertetë

Emmerson: Por, a jeni dakord se keto emra ishin dhënë për të krijuar përshtypje se UÇK ishte e organizuar?

Abrahmas: Po kështu është, në përgjithësi perpiqej ta paraqiste veten si forcë e ligjshme që luftonte për pavarësinë e Kosovës

Emmerson: Po fillojmë me drejtorinë juridike të UÇK, a do të çuditeshit se nuk ka ekzsistuar?Pra mund të ishte e saktë dhe e pasaktë, pavarësisht bisedes me Limajn?

Abrahams: Unë besoj se ka qenë drejtor i drejtorisë ligjore

Emmerson: Po ju thatë i drejtësisë, a eshte kjo e përputhshme me ato operacione psikologjike, ata e kanë thënë se kanë patur një drejtori të tillë?

Abrahmas: Nëse e kanë thënë e nuk ka ekzistuar, një nga shpjegimet është se mund të ketë qenë një operacion psikologjik.

Emmerson: Pra synohej të jepte përshtypje se UÇK ishte më e organizuar.

Abhrams: Po, keshtu.

Emmerson: A je dakord se kjo ishte për të treguar se ky ishte nje armik me i vërtetë, dhe për t’i thënë NATO-s se ky ishte një grup i organizuar dhe se duhet mbeshtetur me pajsije?

Abrahams: Sigurisht sigurimi i mbeshtetjes nga fuqite e huaja ishte objektiv i UÇK-së

Më pas Emmerson është ndalë edhe tek ndalimi i dy gazetarëve serbë në vitin 1998, e për njerin prej të cilëve dyshohej se ishte i përfshirë në anën e frocave serbe në kohën e luftës në Ukrainë. Por Emmerson e pyeti Abrahamsin se nga e vërtetuan ata se këtyre dy gazetarëve të Tanjug nuk iu ishte bërë gjyq i drejtë, se ju kishte mohuar mbrojtja, ashtu sic e kishin shkruar edhe në raportet e tyre.

Emmerson: Nëse ju nuk e dini a hoqen dorë nga avokati, a bojktuan, si mund të dilni në perfundim se procesi nuk perputhej me standardet?

Abrahams: Perfundimet tonat mbeshtetshin nga ata që na thanë këta dy persona, ata nuk thanë që kishin hequr dorë për perfaqësim ligjor, as nuk thanë qëishin akuzuar për krime

Emmerson: Duke mos bërë një hetim të mirë të duhur dhe fakteve themelore si dolet ju me perfundim se ka pasur parregullësi dhe të thonit që duhet liruar menjëherë, si dolet pa patur fakte?Në qofte se mund të kenë qenë spiunë, sic pretendohej, a nuk mendon se është e drejtë të ndalohen, a është krejt e ligjshme të ndalohen?

Abrahams: Nëse mendohej se po bënin punë spiunazhi, mund të ishte e ligjshme.

Fred Abrahams ishte dëshmitari i 22-të i paraqitur që nga prilli I këtij viti në gjyqin kundër krerëve të UÇK-së. Sot do të paraqitet dëshmitari i 23-të

NË FOKUS

384307148_759309882552137_8027141832280038016_n
“Çfarë të ju themi fëmijëve të Afrim Bunjakut sot?”– Haradinaj mesazh Qeverisë: Respektone uniformën
Spahiu 01
"Ligj i budallëm" – Spahiu: Çmenduri me u shkatërru krejt ky armatim, Ibishi i përgjigjet
382573520_654878606427125_4014125398153449515_n (1)
Përfundon me sukses aksioni i njësive speciale në pronat e Radojçiqit, çka konfiskoi policia? (FOTO)
IMG_4521
Këngëtari shqiptar pozon me Ivica Daçiqin në Aeroportin e Beogradit
LAJMI-I-FUNDIT (1)
Aksion i madh i Policisë në veri – Njësia Speciale futet në villën e Milan Radojiçiq
IMG_4463
Pamje nga sekuestrimi i automjeteve luksoze të Radojiçiqit (VIDEO)
1696157084_turqi
Publikohet momenti kur sulmuesi terrorist del nga vetura dhe shpërthen bombën në Turqi (VIDEO)
Ahmetaj
"Gjallë e kemi UÇK-në e Adem Jasharin - Xhafer Ahmetaj këndon live këngën që u bë virale gjatë sulmit në veri