Kontaktoni

info@gazeta10.com

Gjykimi Special

Emmerson: Nga mijëra orë dëshmi e dokumente, s’ka asnjë provë që e inkriminon Kadri Veselin

Gazeta10
04 April 2023 - 15:32

Avokati i ish Kryeparlamentarit, Kadri Veseli, Emmerson para trupit gjykues ka deklaruar se nga mijëra dëshmitarë e dokumente, s’ka asnjë provë fajësie për Veselin.

Emmerson ka thënë se mes mijërave orëve që prokuroria ka intervistuar dëshmitarët në Kosovë nuk ka hasur në asnjë dëshmitarë apo dokument të vetëm në të cilin mund të mbështetën se zoti Veseli të këtë luajtur një rol në promovimin e një ndërmarrje kriminale të përbashkët që ata pretendojnë se ka ekzistuar.

“Identifikimi dhe ndalimi i kolaboracionistëve brenda Kosovës nuk ishte pjesë e funksionit të tij për asnjë moment”, tha avokati.

Emmerson tha po ashtu se në lidhje me komunikatat Veseli nuk ka të bëjë asgjë me to dhe nuk ka asnjë mbishkrim në to nga Veseli.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.