Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Emocionuese: Nëna që shërben në Kosovë në kuadër të KFOR-it amerikan, i shkon ditën e diplomimit djalit në amfiteatrin e Universitetit  

Gazeta10
28 May 2024 - 13:12

Një student amerikan ka mbetur pa tekst kur nëna e tij udhëtoi nga Kosova, aty ku qëndron me mision paqeruajtës për ta suprizuar atë në ditën e diplomimit.

Malik Heard mori një surprizë të madhe kur ishte në diplomimin e tij në Universitetin e Gjeorgjisë Perëndimore.

Nëna e tij, Sgt. Eva Roby, e cila shërben në Kosovë si pjesëtare e Gardës Kombëtare, e ka befasuar pasi mori diplomën.

Sgt. Roby tha për Fox 5 se i është dashur të humbasë disa momente të rëndësishme gjatë viteve, por ajo refuzoi të humbasë djalin e saj, të cilin e rriti si nënë beqare, të diplomuar nga kolegji.

Malik është njeriu i parë që mbaron kolegjin në familjen e tij dhe diploma e tij është në Edukim Special.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.