Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Emri i diplomatit Frank Wisner në një segment të Unazës së Arbërisë, Rama: Mirënjohës ndaj atyre që na ndihmuan

Gazeta10
24 November 2026 - 17:55

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar lidhur me vendimin që një segment i Unazës së Arbërisë të emërtohet me emrin e diplomatit amerikan Frank G. Wisner, duke thënë se emri i ‘’mikut të madh të Kosovës, mbetet përjetësisht pjesë e Kryeqytetit’’.

Rama, ka shkruar edhe se, kryeqyteti do t’u jetë gjithmonë mirënjohës atyre që na qëndruan pranë në kohët më të vështira dhe na ndihmuan në rrugën drejt pavarësisë.

Postimi i plotë:

Prej sot, emri i ambasadorit Frank Wisner, mikut të madh të Kosovës, mbetet përjetësisht pjesë e Kryeqytetit.

Në nderim të kontributit të tij për çështjen e Kosovës, sot pritëm familjarët e tij në një seancë solemne të Kuvendit Komunal të Prishtinës. Me shumicë votash, Kuvendi vendosi që Unaza e Brendshme e Kryeqytetit të mbajë emrin e Frank Wisnerit.

Kryeqyteti do t’u jetë gjithmonë mirënjohës atyre që na qëndruan pranë në kohët më të vështira dhe na ndihmuan në rrugën drejt pavarësisë. 🇽🇰🇺🇸

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.