
Endrit Krasniqi ka konfirmuar se nga sot e tutje nuk do të jetë më pjesë e Prishtinës.
Krasniqi është larguar nga Prishtina pas katër viteve të kaluara te skuadra nga kryeqyteti.
Përgjatë këtyre katër viteve të kaluar te “Bardhekaltërit”, mesfushori 28-vjeçar ka fituar katër trofe, Superligën e Kosovës, Superkupën dhe dy herë Kupën e Kosovës.
Ai erdhi te Prishtina në vitin 2019 nga Drita, si transfer i lirë.
Krasniqi karrierën pritet ta vazhdojë jashtë futbollit kosovar.
Sipas burimeve të Kanal10, Krasniqi ka arritur marrëveshje me Shkëndijën e Tetovës, ndërsa zyrtarizimi pritet të ndodhë në ditët në vazhdim.