Sport

“Ëndrra vazhdon”/ Në Champions pas 41 vitesh, Aston Villa “blindon” trajnerin

Gazeta10
28 Maj 2024 - 17:12

Rinovim i rëndësishëm tek Aston Villa. Klubi nga Birmingemi ka zgjatur bashkëpunimin me 5 vite të tjera me teknikun Unai Emery.

52-vjeçari spanjoll udhëhoqi skuadrën angleze drejt kualifikimit në Champions League për sezonin e ardhshëm. Kompeticion ku Villa rikthehet pas 41 vitesh.

Një sukses i madh për klubin dhe emocione të jashtëzakonshme për tifozët e zjarrtë. Emery firmosi sot kontratën e re deri në verën e vitit 2029.

Një shpërblim i merituar i trajnerit rekordmen në Europa League, kompeticion që e ka fituar 4 herë me Sevillan (3) dhe Villarealin (1), teksa i shkoi shumë pranë edhe me Arsenalin.

“Jemi shumë të lumtur që do të vazhdojmë këtë rrugëtim pa limite në ëndrrat tona”, u shpreh i entuziazmuar Unai Emery.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.