
Kompania ERC Trade & Belux Paper Cups po vazhdon me pjesëmarrjen aktive në panairet ndërkombëtare me qëllim të ekspozimit dhe krijimit të mundësive të reja eksportuese në tregjet ndërkombëtare me prodhimet vendore, gotat e letrës – Belux Paper Cups.
Kompania ERC Trade & Belux Paper Cups do të merr pjesë në panairin e njohur ndërkombëtar – edicioni i 19-të “MARCA BolognaFiere Private Label Conference & Exhibition” në Bolonjë të Italisë (18-19 janar), me produktet tashmë të njohura dhe kualitative në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar, gotat e letrës “Belux Paper Cups”.
Nga kompania kanë falënderuar klientët për besimin e dhënë.
“Falënderojmë të gjithë klientet dhe partnerët tanë për bashkëpunimin dhe besimin e tyre në ERC Trade dhe BELUX Paper Cups përgjatë gjithë këtyre viteve.”, kanë thënë nga ERC Trade& Belux Paper Cups.