Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Erdogan i heq borxhet e energjisë dhe gazit për familjarët e viktimave të tërmetit

Gazeta10
21 March 2023 - 10:21

Presidenti turk, Rexhep Tayip Erdogan, ka firmosur një dekret, të botuar në Fletoren Zyrtare, sipas të cilit fshihen të gjitha borxhet për energjinë elektrike dhe gazin natyror të familjeve të tërmetit, shtëpitë e të cilëve u dëmtuan rëndë dhe mesatarisht nga lëkundjet e 6 shkurtit.

Gjithashtu janë hequr edhe procedurat gjyqësore dhe përmbarimore për borxhet e faturës së fshirë. Është vendosur që borxhet e faturave të të prekurve nga tërmeti deri më 6 shkurt të plotësohen nga Ministria e Energjisë dhe Burimeve Natyrore.

Shlyerja e faturave të abonentëve të energjisë elektrike dhe gazit natyror pas datës 6 shkurt është shtyrë deri më 31 maj.

Këto fatura do të paguhen me këste të barabarta në 6 muaj, duke filluar nga qershori./abcnews.al

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.