Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Erdogan: Dyshime të forta se ishte sulm terrorist, një grua e dyshuar

Gazeta10
13 November 2022 - 16:39

Presidenti turk Erdogan ka bërë një deklaratë në lidhje me shpërthimin e ndodhur pasditen e sotme në Stamboll.

Ai thotë se sipas informacioneve të para ka dyshime të forta se ai ishte një sulm terrorist.

“Pas sulmit të pabesë, në vendngjarje shkoi personeli ynë i sigurisë dhe të plagosurit u dërguan në spitalet përreth. 

Përpjekjet për të pushtuar Turqinë dhe kombin turk përmes terrorizmit nuk do të arrijnë qëllimin e tyre.

Janë 6 të vdekur, 4 prej të cilëve në vendin e krimit dhe 2 në spital dhe 53 të lënduar.

Përveç kësaj, shifrat pritet të ndryshojnë me kalimin e orëve.

Do të ishte gabim nëse themi se ky është me siguri terrorizëm, por zhvillimet e para, informacioni që na përcolli guvernatori i parë, këtu ka dyhsime se ishte sulm terrorist.

Kjo për shkak të lëvizjeve dhe përcaktimet e para për një grua si e dyshuar për këtë sulm po vazhojnë.

Hetimet tona si për shefin e policisë së Stambollit, ashtu edhe për guvernatorin tonë dhe për kamerat atje vazhdojnë. 

Më pas do të marrim vendimin tonë përfundimtar,” tha ai, citon media turke.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
09 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.