
Llapi ka qenë një ndër klubet më aktive në futbollin e Kosovës, duke larguar disa lojtarë e po ashtu afruar disa të tjerë.
Zyrtarizimi më i ri në kampin llapjan është ai i mesfushorit Ergyn Ahmeti.
27-vjeçari i bashkohet Llapit të drejtuar nga Tahir Batatina pas dy viteve të kaluara te skuadra e Dukagjinit.
“Kemi kënaqësin t’iu njoftojmë se kemi nënshkruar kontratë me super mesfushorin, Ergyn Ahmeti. Ahmeti do jetë forcë shtesë për repartin e mesfushës dhe do bashkohet me ekipin tonë në përgatitjet për edicionin e ri që do i fillojmë nga dita e sotme. Mirëpresim ardhjen e mesfushorit kreativ, Ergyn Ahmeti në familjen tonë bardhekaltër, duke i dëshiruar suksese dhe paraqitje sa më dinjitoze.”
Mesfushori nga Mitrovica ka nënshkruar kontratë me Llapin deri në verën e vitit të ardhshëm.
Ahmeti gjatë karrierës së tij në Kosovë është dy herë fitues i Kupës së Kosovës, gjersa me Prishtinën e Dritën është paraqitur edhe në garat evropiane.