
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në Shqipëri ka vendosur transferimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Durrës në atë të Fierit.
Lëvizja mësohet se është kryer me vendim të Drejtorisë së Burgjeve dhe jo me kërkesë të vetë Veliajt.
Kryebashkiaku mbahej në paraburgimin e Durrësit që prej shkurtit të vitit 2025, kur u arrestua në kuadër të hetimeve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).