Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Ermal Krasniqi debuton me gol te Cluji (VIDEO)

Gazeta10
15 January 2023 - 18:31

Ermal Krasniqi ka lënë gjurmët e para te kampioni në fuqi i Rumanisë, Cluji.

Në ndeshjen përgatitore dimërore kundër Seleccion AFE, Krasniqi në minutën e 86-të pranoi për mrekulli topin brenda 16-metërshit dhe me një gjysmë kthesë koordinoi një goditje të saktë, që përfundoi në rrjetë për 3:0.

Pas paraqitjeve mbreslënëse në Ligën e Konferencës, Krasniqi kaloi gjatë këtij muaji te Cluji nga Ballkani për shumën e 300 mijë eurove, teksa Ballkani do të përfitojë 15% nga shitja e ardhshme e sulmuesit nga Malisheva.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.