Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Escobar në Prishtinë, fton në takim edhe opozitën | Haradinaj konfirmon pjesëmarrjen

Gazeta10
12 March 2024 - 15:23

Zëvendës-ndihmës Sekretari për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike i SHBA-së, Gabriel Escobar gjatë vizitës së tij në Kosovë, do të takohet edhe me opozitën.

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë konfirmuar për Gazetën Blic se Ramush Haradinaj do t’i përgjigjet ftesës së emisarit amerikan.

“Po Ramush Haradinaj do të takohet me Gabriel Escobarin”, tha Lulëzim Blaka, drejtor i informimit në AAK.

Kujtojmë se, gjatë kësaj jave në Kosovë pritet të vijë i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Nga Departamenti Amerikan i Shtetit, kanë njoftuar se Emisari amerikan do të diskutojë për çështjen e dialogut si dhe për dinarin serb me krerët shtetëror të Kosovës.

Dinari do e sjell në Prishtinë edhe të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Departamenti Amerikan i Shtetit, duke bërë të ditur vizitën e emisarit amerikan ka thënë që temë diskutimi do jetë edhe dialogu Kosovë-Serbi.

Ardhja e tij në kryeqytetin kosovar po bëhet në një kohë kur raportet SHBA-Kosovë janë të tensionuara.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.