Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Escobar pas takimit me Kurtin: Presim implementimin e Asociacionit, dialogu duhet të vazhdojë

Gazeta10
13 December 2022 - 19:25

Palët duhet të respektojnë marrëveshjet e arritura deri më tani në kaudër të dialogut Kosovë-Serbi,

Ka deklaruar shkurt para mediave, i dërguari i SHBA-së, për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar pas takimit të përbashkët me kryeministrin Kurti, dhe të dërguarin e BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“Unë e bëra të qartë edhe pritjen time që të fillojmë të flasim për implementimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. E bëra shumë të qartë, prandaj shpresoj që do të shohim angazhim gjatë kësaj krize në një të ardhme të afërt”, tha Escobar.

Ai ka theksuar po ashtu, se SHBA-të e mbështesin planin franko-gjerman, me qëllim arritjen e një marrëveshje për normalizim ndërmjet dy shteteve, shkruan Gazeta10.

“Shpresojmë se tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të përfundojnë së shpejti. E mbështesim planin franko-gjerman. Gjithashtu kemi kërkuar të respektohet marrëveshjet e arritura deri më tani në Bruksel, në kuadër të dilogut ndërmjet dy shteteve”, tha shkurt Escobar para mediave pas takimit me kryeministrin, Kurti. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.