
I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar pas deklarimit që bëri mbrëmë para gazetarëve të Kanal 10, Kushtrim Sadiku e Arben Ahmeti, ku tha që jemi larg dhe ende ka punë deri në arritjen e marrëveshjes mes dy palëve, ai sot do të mbajë konferencë online ku do të flasë për dialogun e lehtësuar nga BE-ja mes Kosovës dhe Serbisë, saktësisht për takimet e djeshme në Bruksel.
Konferenca do të nis nga ora 16:00, ku fillimisht Escobar do të mbajë një fjalim hapës dhe më pas do të fillojë sesioni me pyetje-përgjigje./Gazeta10/