
Sot ekipi i Kanal 10 nga emisioni i mëngjesit “Adresa e Ankesave” ka verifikuar hapësirat e gjelbërta në lagjen Dardania të kryeqytetit, ku sipas pamjes që sjell kamera, ato janë lënë në gjendje jo të mirë, duke munguar ujitja e tyre e rregullt.
E një banor i kësaj lagje tha se Komuna e ka lënë pas dore këtë lagje ngase mungon ujitja e duhur e hapësirave të gjelbëruara, por edhe pastrimi i mbeturinave jo i duhur, duke e ditur se kjo lagje është qendra e Prishtinës dhe nuk e meriton të jetë në këtë gjendje.
“Ujitje jo e rregullt, dhe kështu janë tharë bari, por edhe pemët”, tha ai duke shtuar se shpesh edhe muzika i pengon në orët e vona të natës në këtë lagje.
Për më shumë shikone videon e plotë./Gazeta10