Një debat i ashpër është zhvilluar në studion e “Politikos” mes deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovcit dhe analistëve Halil Matoshit dhe Nexhmedin Spahiut.
Analisti politik, Nexhmedin Spahiu e ka cilësuar si të drejtë vendimin e kryeministrit të vendit për vendosjen e ushtrisë në kanalin e Ibër-Lepencit.
“E para është mirë që kryeministri Kurti ka kërku për me u vendos ushtria aty, për me bo roje. Përgjigja e KFOR-it ka qenë negative”, ka thënë Spahiu.
Megjithatë, deklarimi i Spahiut ka ngjallur reagime të ashpra.
“E ura u dashtë mu hap sipas principeve të VV-së”, ka reaguar Matoshi.
Tutje, Matoshit i ka reaguar Bajqinovci, ku debati mes tyre eskaloi edhe në imitime.
“Prit prit Halil, në Francë kur ndodhi sulmi terrorist a dul ushtria?”, ka thënë Bajqinovci.
“Gjendje e jashtëzakonshme”, ka thënë Matoshi.
“Gjendje e jashtëzakonshme Halil. Halil në shtet demokratik”, ka thënë Bajqinovci teksa debati mes tyre eskaloi edhe në emitime.
“O Faruk Mujka që nuk jua nale rrymën e me lane krejt Kosovën. Është dashur me lane në terr krejt Kosovën me kuptue që është gjendje e jashtëzakonshme”, ka ndërhyrë Spahiu. /Gazeta10/