10 LIVE

Eskalon debati Hajdari-Matoshi: Fëmija s’mundet me i pa prindërit tu u zvarritë për rrogë

Gazeta10
13 Shtator 2022 - 21:26

Përplasje e ashpër dnërmjet komentatorëve politikë, Fatime Hajdari e Halil Matoshi ka ndodhur sonte në Politiko në Kanal10.

Matoshi i tensionuar i është drejtuar Hajdarit me tonalitet të lartë derisa ka thënë se nxënësit s’munden me i pa prindërit me pagë të padinjitetshme duke u zvarritur.

“A e njeh Kushtetutën e Kosovës ti zonjë? A e njeh parimin e barazisë? Na jemi shtetas të barabarët? Pse po i qitni fëmijët, kryeministri, presidentja, ti e të gjithë po i manipuloni me kategorinë e fëmijëve. Ju pikërish? Fëmija s’mundet me pa babën e nanën tu u zvarritë me rrogë të padinjitetshme e me shku në shkollë, çka menduat ju. Mos folni palidhje se turp është. Sindikata lidhje me cilësi në arsim nuk ka, le ta dijë edhe “dreqi e i biri””, tha Matoshi i tensionuar.

Ndërsa Hajdari tha se nxënësit po përdorën për qëllime sindikale, shkruan Gazeta10.

“Padrejtësia në këtë mes është forma qysh kanë zgjedh me shty përpara qëllimin e tyre. Shantazhi, me kategorinë më të ndishme të kësaj shoqërie, siç janë fëmijët”, tha Hajdari. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.