Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Eskalon konflikti në Prizren: Axha dhe nipi përfshihen në përleshjen me thika

Gazeta10
04 June 2026 - 19:32

Një incident ka ndodhur sot në Prizren në rrugën “Janina”, ku dy persona janë përfshirë në një rrahje me thika.
Klankosova.tv mëson se në rrahje kanë qenë të përfshirë axha bashkë me nipin dhe persona të tjerë.

Lidhur me rastin u deklarua Policia përmes zëdhënësit rajonal Shaqir Bytyqi.

“Ka ndodhur një rrahje mes së paku dy personave, ka mundësi që kanë qenë të përfshirë edhe më shumë. Një person ka marrë lëndime të lehta trupore si pasojë e goditjes me thikë. Rasti ka ndodhur në afërsi të rrugës “Janina”, deklaroi Bytyqi.
“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po mbledh tutje informacionet lidhur me rastin. Tashmë hetimet kanë filluar”, theksoi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.