Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

​Eurodeputeti austriak: Serbia është ajo që po e bllokon Kosovën, e jo anasjelltas

Gazeta10
12 October 2022 - 17:09

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, në fjalën e tij në Mbledhjen e Këshillit të Evropës, mes tjerash i është drejtuar komisionerit për Serbinë duke i thënë se, Serbia është ajo që po e bllokon Kosovën, e jo anasjelltas.

“Përshtypja ime sa i përket raportit për Serbinë, ai nuk vjen nga Komisioni Evropian, por nga një Univers tjetër. Dua të ndaj me ju pikëpamjen e qartë, se pikërisht në këtë Parlament, shumica dërrmuese ka votuar më 1 mars rezolutën, për shqetësimet e thella për këtë sjellje të Serbisë në lidhje me luftën dhe asgjë nuk ka ndryshuar që atëherë. Cila është vija e kuqe për komisionin që të ndalet së pretenduari se Serbia, udhëheqja serbe, do të ishte një qeveri e rregullt në kuadrin e vlerave evropiane? Dhe pse i drejtoheni Kosovës që të jetë më e angazhuar në dialogun me Serbinë, ndërsa është Serbia ajo që po e bllokon Kosovën, e jo anasjelltas, ndaj ndoshta edhe ju duhet ta tërhiqni këtë deklaratë”, ka thënë Mandl.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.