
Dita e tretë e EXPO DIASPORA 2026 solli vizitën e ministres në detyrë të Tregtisë, Mimoza Kusari–Lila, në panairin që ka bërë bashkë bizneset vendore dhe bashkatdhetarët nga mbarë bota.
Gjatë vizitës së saj, Kusari–Lila u ndal në pikat prezantuese të 25 kompanive pjesëmarrëse, ku u njoh nga afër me produktet dhe shërbimet e ekspozuara në panair.
Përfaqësuesit e bizneseve e njoftuan ministren në detyrë për veprimtarinë e tyre, zhvillimin e kompanive dhe ofertën që po prezantojnë në kuadër të këtij aktiviteti.
Në fokus të bisedave mes Kusari–Lilës dhe përfaqësuesve të bizneseve ishin mundësitë për bashkëpunim, investimet dhe krijimi i lidhjeve të reja ekonomike ndërmjet Kosovës dhe bashkatdhetarëve që jetojnë jashtë vendit.
EXPO DIASPORA 2026, i organizuar nga Televizioni Kanal10, po shërben si një hapësirë për promovimin e bizneseve dhe forcimin e urave të bashkëpunimit ekonomik mes Kosovës dhe diasporës./Gazeta10