
Fadil Koca është zgjedhur kryetar i ri i nëndegës së PDK-së në Rosenheim të Bavarisë, raporton Gazeta10.
Ky lajm u bë i ditur përmes një komunikate nga nëndega ku thuhej se Fadil Koca fitoi në votim të fshehtë, duke marrë 92 vota nga 197.
Në Kuvendin respektiv u zgjodh edhe kryesia e nëndegës prej nëntë anëtarësh.
Në mbarëvajtjen e punës së kuvendit zgjedhor të PDK-së, në Rosenheim, kontribuan kryetari për Organizimin e Kuvendit të Degës së PDK-së, në Bavari, Isak Neziri si dhe anëtarët e këtij Komisioni./Gazeta10