
Faik Zogaj ishte vetëm 17-vjeçar kur bashkë me shokët e tij iu bashkuan Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Ideali ynë ishte ta largojmë okupatorin nga toka jonë”, tha Zogaj.
Ai në dokumentarin e realizuar nga Kanal10 rrëfen për momentet e luftës me të cilin ai bashkë me shokët e tij u përballën.
“Kur Kosova thërriste djemtë e vet, që t’i dalim zot këtij vendi, ideali jonë ishte që ta largojmë okupatorin nga vendi jonë, e ta pavarësojmë këtë vend. Si 17 vjecar iu bashkova UÇK-së, e lash shkollën e familjen. Unë me disa shokë lam libra e fletore e iu bashkuan UÇK-së që fëmijet tanë sot atë ta gëzojnë”, tha Zogaj në dokumentarin e realizuar nga Kanal10.