
Të gjithë anëtarët e familjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova janë pajisur me nënshtetësi shqiptare.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka shpërndarë edhe foto me familjen, përfshirë edhe bashkëshorten Fana Rugova.
“Shumë i lumtur që edhe anëtarët e familjes së Presidentit Rugova morën shtetësinë shqiptare” ka shkruar Veliaj./Gazeta10