Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Familja katër anëtarëshe nga Skenderaj s’ka kah t’ia mbajë, kërkon ndihmën e komunës

Gazeta10
25 January 2023 - 19:17

Raporti: Egzona Shala/Kanal10

Familja katër anëtarëshe Gjokaj në Komunën e Skënderajt po ndihet e rrezikuar nga shembja e shtëpisë për shkak të vërshimeve të para disa ditëve. Përkundër rrezikut që i kanoset gjatë qëndrimit brenda saj,  Isuf Gjokaj thotë se nuk kanë se nga të ja mbajnë. Ai ka thënë se nuk qëndron mirë financiarisht, andaj edhe ka kërkuar nga komuna që t’u dal në ndihmë.

Kushtet jo të mira ekonomike, nuk janë më halli i vetëm për familjen Gjokaj nga Komuna e Skënderajt.

Nga reshjet e dendura të shiut të para disa ditëve, uji depërtoi edhe brenda shtëpisë së kësaj familje, të cilës i’u shkaktuan dëme të shumëta materiale.

Ndërsa, uji nuk depërtoi vetëm në dyshemenë e kësaj shtëpie, por edhe përmes çatisë.

Përkundër që qëndrimi në këtë shtëpi tashmë është bërë i rrezikshëm, familja katër anëtarëshe Gjokaj s’ka se nga të ja mbajë.

Gjokaj ka thënë se e ka dërguar në komunë kërkesën për vlerësimin e dëmeve, por që ende askush nuk i ka vizituar.

Drejtori i Shërbimeve Publike në këtë komunë, Alban Shala ka thënë se me t’u njoftuar për rastin, do ta dërgojnë një ekip për të parë situatën në shtëpinë e Isuf Gjokaj.

Për shkak të situatës së krijuar pas vërshimeve, një pjesë e administratës komunale të Skënderajt është duke punuar me orar të zgjatur, në mënyrë që banorët të kenë mundësinë për të bërë kërkesat për vlerësim dhe kompensim të dëmeve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.