Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Familja kërkon ndihmë për Fitim Mehmetin, vuan nga kanceri në kanalet urinare

Gazeta10
22 December 2022 - 18:38

Fitim Mehmeti  nga Prishtina ka nevojë për ndihmë, pasi që ai vuan nga një sëmundje e rëndë, kancer në kanalet urinare dhe urgjentisht duhet trajtimi jashtë vendit, për të cilin familja nuk ka mundësi financiare.

Ndihmën financiare nga populli për shërimin e Fitimit, e  ka kërkuar gazetarja Flutura Gashi Mehmeti, njëherit edhe bashkëshortja e Fitim Mehmetit.

“Pas një operacioni te rende dhe te kushtueshëm ne majin e vitit te kaluar ne Turqi, bashkëshorti im është diagnostikuar këto ditë sërish me kancer ne kanalet urinare. Për sëmundjen do te duhet serish trajtimi jashtë vendit, qe pritet ë  kushtojë sërish shumë, dhe qe do të jetë i papërballueshme për ne si familje. Vajza e agjës se tij që jeton në Gjermani, Fjolla Mehmeti Hakaj, ka hapur një fond atje ku secili, aq sa ka mundësi, mund të na ndihmojë. Faleminderit shumë paraprakisht!”, ka shkruar Flutura Mehmeti.

Familja Mehmeti kërkon ndihmën e qytetarëve zemërmirë, të cilët kanë mundësi sado pak të kontribuojnë në sigurimin e mjeteve financiare për Fitimin.

Këtu mund të klikoni për ta hapur fondin:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.