Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Familjarët rrihen mes vete për shkak të pronës, arrestohen të dyshuarit

Gazeta10
01 April 2023 - 9:28

Katër anëtarë të një familje janë arrestuar pasi janë përleshur mes vete. Ngjarja ka ndodhur në Kamenicë dhe dyshohet se mosmarrëveshja erdhi për shkaqe pronësore, raporton Gazeta10.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, familjarë në mes veti, pasi dyshohet se të njëjtit për çështje pronësore janë përleshur fizikisht në mes veti, duke e goditur njëri-tjetrin me mjete të forta. Si pasojë, të dyshuarit kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në Gjilan, ku janë arrestuar tre të dyshuar, familjar mes vete, të cilët si pasojë e një kontesti pronësorë janë përleshur fizikisht në mes veti.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, familjar në mes veti, pasi të njëjtit si pasojë e një kontesti pronësorë janë përleshur fizikisht në mes veti. Si pasojë e përleshjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.