Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Faruk Statovci: Një ndër faktorët për këtë problem është edhe fajësimi i një individi

Gazeta10
02 April 2023 - 21:37

Në emisionin “Kampionët” këtë të diel të ftuar janë: Avni Haxhiu, Valon Zymberi, Lulzim Abazi, Faruk Statovci, Artan Osmani.

Gjatë diskutimit për temën rreth moslicencimit të FFK-së, Faruk Statovci ka thënë se më të prekura nga ky problem janë klubet.

“Të gjitha klubet janë të prekura, dhe unë mendoj se klubet janë ato që vuajnë më së shumti nga ky problem”, tha Statovci.

Tutje, Statovci foli edhe për ligjin e sponsorizimit, duke theksuar se është një nga gjërat më te mira që I ka ndodhur futbollit të Kosovës.

“Ky ligj në fillim ka pasur hezitim për t’u zbatuar, mirëpo këto dy vitet e fundit po zbatohet në të mirën ë sportit. Mendoj se ka qenë një ndihmesë e madhe për klubet.”, shtoi ai.

Statovci ndër të tjerash tha se ‘kapja’ ndaj një individi, në këtë rast ndaj kryetarit të FFK-së, Agim Ademi është njëra ndër arsyet se pse ka ardhur deri në këtë situatë.

“Janë kapur për një individ, kundër Agim Ademit, mirëpo tashmë është bërë e ditur se ai dhe Federata nuk janë fajtor. Moslicencimi na penalizon të gjithëve.”, përfundoi Statovci.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.