
Një protestë me moton “Vetëm drejtësi, jo politikë” pritet të mbahet nesër, më 17 shkurt, në sheshin e Prishtinës n mbështetje të ish krerëve të UÇK-së që po mbahen tash e pesë vite në Hagë
Fatmir Sopi, veteran i luftës, në emisionin Gazeta deklaroi se kjo protestë dhe marsh nuk kërkon asgjë tjetër përveç drejtësisë, duke theksuar se proceset gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës në Dhomat e Specializuara të Kosovës duhet të jenë të lira nga ndikimet politike.
“Protestë e marsh që nuk kërkon asgjë tjetër përveç drejtësisë e jo politikës, sepse po të mënjanohet politika ne jemi të bindur se krerët e UÇK-së do të kthehen në familjet e tyre”, ka deklaruar Sopi.
Sipas tij, protesta synon të shprehë pakënaqësinë e qytetarëve lidhur me trajtimin e çështjeve ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së dhe të kërkojë një proces të drejtë e të paanshëm.