Gazeta10

FBI mori 11 sete të materialeve të klasifikuara nga shtëpia e Trump

Departamenti i Drejtësisë mori 11 sete dokumentesh të klasifikuara nga rezidenca e ish-presidentit të SHBA-ve, Donald Trump në Mar-a-Lago gjatë ekzekutimit të një urdhri kontrolli këtë javë për shkelje të mundshme të Aktit të Spiunazhit dhe krime të tjera, sipas dokumenteve të gjykatës të pavulosura dhe të publikuara të premten, shkruan CNN, transmeton Gazeta 10.

Në faturën e pronës, e cila u publikua gjithashtu të premten, mund të shihet se disa nga materialet e gjetura ishin shënuar si “top sekret/SCI” – një nga nivelet më të larta të klasifikimit.

Urdhri i kërkimit identifikon tre krime federale që Departamenti i Drejtësisë po i shikon si pjesë e hetimit të tij: shkelje të ligjit të spiunazhit, pengim i drejtësisë dhe trajtim kriminal i të dhënave qeveritare.
Përfshirja e krimeve tregon se Departamenti i Drejtësisë ka arsye të mundshme për të hetuar ato vepra pasi po mblidhte prova në kërkim. Askush deri më tani ende nuk është akuzuar për një krim, shkruan CNN, transmeton Gazeta 10.

Fatura e urdhër-arrestit nuk e detajonte temën e këtyre dokumenteve të klasifikuara, por vinte në dukje se agjentët federalë sekuestruan vetëm një grup të shënuar “top sekret/SCI”.

Sipas dokumenteve të gjykatës, agjentët morën gjithësej katër palë dokumentesh “top sekrete”, tre palë dokumentesh “sekret” dhe tre palë dokumentesh “konfidenciale”. Në total, urdhri i pavulosur tregon se FBI ka mbledhur më shumë se 20 kuti, si dhe lidhëse fotografish, grupe materialesh të klasifikuara qeveritare dhe të paktën një shënim të shkruar me dorë, shkruan CNN./Gazeta 10

NË FOKUS

plagosje
Këta janë dy personat e plagosur sonte në Prishtinë
1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
336590720_790074042536912_216558726298789015_n
Xhaka shënon gol në Serbi ndaj Bjellorusisë (VIDEO)
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337527776_571608834975762_7782847739163049324_n
“Statuja e Skënderbeut do vendoset në Zvicër”, skulptori zbulon kush e porositi
foto
Dalin pamjet e vjedhjes së makinës së kosovarit në Tale të Lezhës në vitin 2020 (VIDEO)
337560741_254666503557563_1469925085196788437_n
Madhështore, Jakaj sypatrembur mposht serbin, Nikolic
USHTA1679844550
Pamje të rënda, si po digjen rusët brenda llogoreve në Ukrainë