FBI dhe Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës (CISA) kanë publikuar një raport sipas së cilit, hakerët nga Irani kanë qëndruar 14 muaj në rrjetin e Qeverisë së Shqipërisë, raporton Gazeta10.
Në këtë raport sulmi kibernetik ndaj Shqipërisë është vlerësuar si shkatërrues.
“Një hetim i FBI-së tregon se aktorët kibernetikë shtetërorë iranianë patën akses fillestar në rrjet afërsisht 14 muaj përpara se të nisnin sulmin shkatërrues kibernetik, i cili përfshinte një kodues skedari të stilit ransomëare dhe një malëare për fshirjen e diskut”, thuhet në raport.
Tutje, në raport janë përshkruar edhe rrugën dhe metodat që kanë zgjdhur hakerët për ta sulmin e tyre kibernetik ndaj Shqipërisë.
“Në qershor 2022, HomeLand Justice krijoi një faqe interneti dhe profile të shumta të mediave sociale që postonin mesazhe antiMEK. Më 18 korrik 2022, Homeland Justice pretendoi meritën për sulmin kibernetik ndaj infrastrukturës së qeverisë shqiptare. Më 23 korrik 2022, ‘Homeland Justice’ postuan video të sulmit kibernetik në faqen e tyre të internetit. Në shtator 2022, aktorët kibernetikë iranianë nisën një valë tjetër sulmesh kibernetike kundër Qeverisë së Shqipërisë, duke përdorur TTP dhe malëare të ngjashëm si sulmet kibernetike në korrik. Ato pasuan veprimet e Shqipërisë që i lidhi publikisht sulmet kibernetike të korrikut me Iranin”, thuhet në raport. / Gazeta10