Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Federata e Basketbollit, Volejbollit dhe Atletikës licencohen nga MKRS-ja

Gazeta10
27 December 2022 - 16:39

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të martën ka licencuar tri federate sportive.

Bëhet fjalë për Federatën e Basketbollit, Volejbollit dhe atë të Atletikës, të cilat nga sot janë të licencuara nga MKRS-ja.

Në kuadër të licencimit të federatave sportive sipas udhëzimit të ri administrativ për licencimin e federatave, sot ministri i Sportit, Hajrulla Çeku së bashku me zëvendësministren Daulina Osmani, pritën në takim udhëheqësit e këtyre tri federatave.

Kësaj radhe, pas rekomandimit pozitiv të Komisionit për licencim në kuadër të Ministrisë së Sportit, ministri Çeku i ka nënshkruar dhe i ka dorëzuar zyrtarisht licencën për ushtrimin e veprimtarisë kryetarit të Federatës së Basketbollit, Arben Fetahu, kryetarit të Federatës së Volejbollit, Bahri Gjinovci, dhe kryetarit të Federatës së Atletikës, Halil Sylejmani.

Ndërkohë, Federata më e madhe në vend, ajo e Futbollit, më e përfolura e ditëve të fundit, mbetet ende pa u licencuar pasi nuk i ka plotësuar ende kriteret.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.