
Avokatja Fehmije Gashi Bytyqi në një lidhje të drejtëpërdrejt në emisionin e mëngjesit ‘Dita e re’ ka treguar shkaktarët e rritjes së numrit të divorcit në Kosovë.
Sipas saj krejt kjo ndodh si shkak të pavarësimit të femrave dhe mos durimit të dhunës nga partneri, raporton Gazeta10.
“Unë mendojë se kjo rritje e madhe sipas statistikave ka ndodhur për arsye ka ndryshuar mentaliteti femrat janë më të avancuara, por edhe kohët kanë ndryshuar pasi në të kaluarën nëse janë ndarë një burrë dhe një grua ka qenë e rëndë ndërsa tani është ndryshe sepse nuk është e duhur të jetohet në një martesë të dhunshme dhe këtë më femrat nuk po e durojnë më”, tha ajo në Kanal10.
Gashi Bytyqi tregon se palët ndahen më lehtë dhe me marrëveshje përderisa nuk kanë fëmijë.
Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim./Gazeta10