Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Feraj kritikon opozitën: Lumiri e Memli nuk lënë as mizën të kalojë nga Serbia në Kosovë

Gazeta10
21 March 2023 - 13:15

Këshilltari politik i kryeministrit, Albin Kurti, Hysamedin Feraj, ka folur për herë të parë  edhe si asnjëherë më parë për  kryeministrin e vendit.

Feraj, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ka shprehur nervozë nga kritikat që po i bëhen për “Zajednicën”.

“Nuk thoshin kot “Albini i bën të gjithë më të mirë”! Tani të gjithë janë bërë aq patriotë, aq kundër Zajednicës, sidomos Lumiri, Memli, dhe grenellistët, sa le të tradhtojë kur të dojë Albini, ata nuk lënë as mizën të kalojë nga Serbia në Kosovë, e lëre më ndonjë propozim i saj në dëmin tonë! Madje edhe sikur kiameti të bëhet!”, shkroi ai.

Këshilltari i Kurtit në fund u shpreh se Falenderimi i takon Albinit.

“Dhe kishte skeptikë që thoshin se me 14 shkurt nuk ka ndodh ndryshmi! Falenderimi i takon Albinit”, ka shkruar ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.