
Ish-ministri i Pushtetit Lokal, Sadri Ferati ka thënë në Politiko se situata aktuale në vend pas vendimit për targat, është e paqëndrueshme dhe jonormale.
Ferati teksa ka kritikuar qasjen e qeveris9 në procesin e dialogut, tha se e drejta institucionale ka ekzistuar që nga viti 2008, dhe se që nga ajo kohë, sipas tij qeveritë e kaluara kanë pasur veprime të mençura, shkruan Gazeta10.
“Situata është e paqëndrueshme. Ky vakum instutucional që e kemi, tërheqja nga institucionet, ajo do një zgjidhje. Nuk do të mjaftohet askush që të thirrët në të drejtën, në anën tjetër gjendja në terren është jonormale. Duhet të gjindet një zgjidhje që të normalizohet situate, të plotësohen institucionet. Ajo e drejtë e institucioneve ka ekzistuar nga 2008, por gjithë kohën ka pasur tolerancë e veprime të mençura, deri kemi ardhur te marrëveshjet më vonë”, tha Ferati në Politiko./Gazeta10