
Ish-ministri i Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, në emisionin Politiko, teksa është komentuar takimi i gjatë i kryeministrit Kurti me presidentin serb Aleksandër Vuçiq, është shprehur të gjitha problemet me dialog burojnë nga nacionalizmi serb i krijuar nga vet Qeveria serbe, raporton Gazeta10.
“Ne duhet ta kuptojmë një makro problem. Të gjitha këto problemet e vogla për të cilat po flasim burojnë nga një problem i madh, ajo është që politikë-bërja nga Beogradi është nën presion të madh nga nacionalizmit serb të cilin e kanë ngrit vet.” u shpreh Ferati nga Mitrovica./Gazeta10.