Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ferit Idrizi: Çlirimtarë, Vushtrria dhe Kosova po ju presin

Gazeta10
27 August 2026 - 8:48

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka bërë të ditur se në sheshin “Adem Jashari” është vendosur “Ora e Pritjes”, në pritje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Në një aktivitet të zhvilluar së bashku me qytetarë të Vushtrrisë, përfaqësues të platformës “Liria ka Emër”, deputetë të Kuvendit të Kosovës, gjeneralin Rrahman Rama dhe Uran Ismailin, ka nisur numërimi së prapthi drejt 16 shtatorit.

“Çlirimtarë, Vushtrria dhe Kosova po ju presin!”, ka shkruar Idrizi.

Ai ka theksuar se çdo ditë, orë dhe minutë e afron vendin me 16 shtatorin, duke shprehur bindjen se atë ditë do të dëshmohet, sipas tij, se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Postimi i tij i plotë:

Edhe Vushtrria pret Çlirimtarët!

Në sheshin “Adem Jashari”, sonte u vendos “Ora e Pritjes” për çlirimtarët tanë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Bashkë me qytetarët e Vushtrrisë, përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër”, deputetët e Kuvendit të Kosovës, gjeneral Rrahman Rama dhe Uran Ismaili, filluam numërimin së prapthi, në pritje të çlirimtarëve tanë.

Tashmë, çdo ditë, çdo orë dhe çdo minutë na afron me 16 shtatorin, ditën kur do të dëshmohet edhe një herë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë, e pastër dhe për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë.

Çlirimtarë, Vushtrria dhe Kosova po ju presin! 🇽🇰

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.