
Në emisionin “Politiko”, ish-anëtari i LPK-së, Remzi Hasani ka komentuar regjimin e Enver Hoxhës në Shqipëri, raporton Gazeta10.
I pyetur nga moderatori se përse thuhet se Ferizaj është vatër e enevrizimit, Hasani ka thënë se ka plot enverista dhe plot të tjerë që e kundërshtojnë por megjithatë sipas tij komunisti Enver Hoxha ka sjellur përparime në Shqipëri.
“Ka plot enverista, ka plot edhe kundërshtarë dhe ka pasur edhe gjatë kohës sa ka qeverisë. Të them të drejtën nuk e kam dert nëse diçka është e drejt për pasoja. Kur e ka marrë Shqipërinë me 800 mijë banorë, zero elektrifikim, përveç oborrit mbretëror, tani e ka elektrifikuar tërë vendin në vitet e 70-ta e me ndertu gjithë ato fabrika. Tani e di që të gjithëdo të thonë se sa fabrikat i ka Shqipëria, po po sa banorë ka tani.”, ka thënë Hasani.