Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Ferizajasitë ankohen për mungesë asfalti e ndriçimi, komuna premton fillimin e punimeve në pranverë

Gazeta10
02 February 2023 - 19:38

Raporti: Saranda Alshiqi

Banorët e fshatit Dramjak në Ferizaj, ankohen për mungesë të infrastrukturës. Rruga e pa asfaltuar e mungesa e ndriçimit publik sipas tyre po e vështirëson jetesën. Për këtë, kryetari i komunës, Agim Aliu thotë se punimet do të nisin në pranverë.

Pavarësisht investimeve në fshatin Dramjak të Ferizajt, njëra nga lagjet e tij mbeti e lënë pas dore.

Kështu thonë banorët të cilat kanë mungesë të infrastrukturës duke përfshirë edhe ndriçimin publik.

Si shkak i rrugës së pa asfaltuar, sfidë për ta vazhdon të jetë qarkullimi ditor.

Banorët thonë se kanë bërë kërkesa të vazhdueshme por gjendja vazhdon të jetë e njëjtë.

Për këtë kryetari i Ferizajt, Agim Aliu thotë se kanë pasur probleme me operatorin derisa premton se punimet do të nisin në pranverë.

Rruga Miftar Jaha është e gjatë më shumë se një kilometër derisa ka rreth 30 shtëpi banimi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.