Përplasjet mes ish-çiftit, Feronit Shabanit – Feros dhe Arbenita Ismajlit, po vazhdojnë akoma.
Ish-artisti gjilanas po vazhdon të hedhë akuza kundrejt ish-bashkëshortes, duke përfshirë në këtë mes edhe vajzën e tyre, Ninën.
Ai ka bërë disa postime në rrjete sociale, ku shpreh zhgënjime, bën thirrje në shtet e tregon kërkesat që ka, vetëm e vetëm për të parë të bijën.
I njëjti thotë se nuk po i lejohet që të takohet me të, me arsyetimin se nuk do që ta shohë.
Tutje, Fero thekson se është denoncuar në Maqedoni nga ish-partnerja dhe që ia ka ndaluar t’i afrohet.
Më poshtë ua sjellim reagimin e plotë të Feros:
“Po a ka shtet bre këtu, a e dini ju se unë nuk e mbaj në mend kur e kam parë vajzën time për herë të fundit, badihava shkoj në Qendër për Punë Sociale, në prokurori në gjykatë, askush nuk merr masa për vajzën time që nuk e kam parë që sa. A e di sa padrejtësia më bëhet mua, boll duke u munduar që të mos flas, por është bërë e tepërt. A duhet të marrë masa dikush në këtë shtet apo jo.
Unë i lus të gjitha organet kompetente të shtetit me marrë masa, që një vit a e kam parë komplet tre javë me i mbledh bashkë apo jo, më kanë mashtruar – kur janë frikësuar që po e humbin vendin e punës më kanë dhënë kujdestarinë e vajzës, si është ndaluar muhabeti prapë katër ditë në muaj që ta shoh vajzën dhe prapë nuk ma sjellin. As nuk e shoh në telefon, as nuk e di ku është vajza ime. Këtu po dalë po flas prej zorit, nuk dua të bëj drama palidhje.
Qendra për Punë Sociale kur kam qenë me pa vajzën time muajin e kaluar, është një vajzë aty me emrin Naile, po ma bën nuk po do vajza me të pa ty, i thashë unë e kam terminin tani me e pa vajzën. Vajza është në makinë nuk dëshiron të të shoh, i thash po shkoj po e shoh. Nuk pat as makinë, as vajzë aty. Llogaritni Qendra për Punë Sociale sa është e mirë me palën kundërshtare, nuk ka të drejtë të anoj nga asnjë palë. Nuk e di si të merrem me këta njerëz.
Tani, e kam thirrur motrën e Vjosa Osmanit, presidentes tonë të nderuar se është avokate e palës tjetër, edhe i kam thënë unë pranova me marrë vajzën katër ditë në muaj, por as këto katër ditë nuk më ka ardhur vajza. Ajo më tha vajza nuk po të të shoh ty, vajza momentalisht është në psikolog në Maqedoni. Të nesërmen unë kuptoj që vajza nuk është në Maqedoni hiç. Vajza është në shtete të ndryshme, këta në psikolog vajzën.
Sa duhesh me qenë i dëmtuar emocionalisht, se ke parë vajzën një kohë të gjatë edhe të thonë se vajza jote është në psikolog, sa dëmtohesh ti si prind. Kushdo që është prind ta vë në pozitë veten, edhe unë jam munduar të gjej zgjidhje tjetër. Jam munduar që një vit të gjej mirëkuptim. Asgjë tjetër nuk dua vetëm të shoh vajzën dhe për atë arsye nuk kam tjetër vetëm të dalë të flasë këtu. E lypi drejtësinë time.
Tani më ka denoncuar pala tjetër në Maqedoni, shkoj në Gjykatë kanë kërkuar urdhër mbrojtës që të mos afrohem 100 metra. I thashë, unë nuk e mbaj në mend kur e kam parë çikën time, nuk më intereson asnjë urdhër i gjykatës unë kur e shoh e përqafoj.
Edhe këtë mesazh po e lë për vajzën time që e dua shumë, këtë mesazh po e lë për ty Ninë, ti ke me u rrit e ke me u kuptu, unë dua të të shoh por nuk kam asnjë mundësi. Po e lë babi këtë mesazh për ty, jam munduar me qenë afër teje, por nuk kam mundur. Babi ka qejf ti me u bë hafize e Kuranit, ka qejf me të pa me mbulesë, jo të zhveshur, nëse do ta bësh babanë krenar duhet të bëhesh hafizë e Kuranit, të do babi shumë.
Tani, edhe një gjë: Më 27 nëntor kam pasur gjyq në Maqedoni, më 28 nëntor thashë shkoj ta shoh dajën e vajzës time, ish-mikun tim, vëlla mysliman. I thashë vajzën nuk e mbaj në mend ku e kam parë. Tha nuk e di ku është. I thashë po ty me të ndodh kjo, me ta bë gruaja kështu, më tha gruan time as nuk e lë as të shkoj te motra ime”.