Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Feronikeli 74 merr fitore ndaj Lirisë, largohet nga zona e barazhit

Gazeta10
09 Maj 2024 - 17:25

Feronikeli 74 ka mposhtur Lirinë me rezultat 4-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të të Superligës së Kosovës.

Një fitore e madhe e drenicasve që i largon përkohësisht nga pozita e barazhit.

Vendasit treguan lojë shumë të mirë duke shënuar golat përmes futbollistëve Musa (15’), Bruqi (36’), Tarasco (65’), Shillova (77’).

Për mysafirët shënoi Gjumsi (89′).

Feronikeli zë vendin e 7-të me 34 pikë e Liria në 12-tin me 14 sosh pas javës së 33-të.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.