Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Festa e Fitër Bajramit në shtëpinë “Jetimat e Ballkanit”

Gazeta10
21 April 2023 - 19:47

Raporti:Arbenita Ilazi

Emocione, gëzim e festë përjetuan sot banorët në shtëpinë e të moshuarve “Jetimat e Ballkanit”, në Gjinovc të Komunës së Suharekës.

Safije Gerbavci e cila ka dy vite që është banore e kësaj shtëpie, tha se ka disa festa të Bajramit që i kalon këtu.

Ajo së bashku me banuesit e tjerë po heq sadopak mallin e festave të cilat i festonte me familjen e saj.

E humanisti dhe themeluesi i kësaj shtëpie Halil Kastrati tha se dita e sotme ka qenë me disa aktivitete për ta kremtuar këtë ditë.

Sipas Kastratit banorët i presin me gëzim festat si kjo.

Shtëpia “Jetimat e Ballkanit”, ka tashmë mbi 70 banorë rezident të cilët qëndrojnë këtu.

Rreth tre vite kjo shtëpi është e hapur për banorë të cilët nuk kanë një familje ku të qëndrojnë. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.