Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

FFK-ja në bisedime me Roberto Morenon, marrëveshja shumë afër

Gazeta10
11 December 2023 - 21:15

Federata e Futbollit e Kosovës ka nisur bisedimet zyrtare rreth pozitës së selektorit të kombëtares.

Në qytetin e Stambollit, momentalisht është duke u zhvilluar një takim mes FFK-së dhe Roberto Morenos.

Roberto Moreno është trajner spanjoll, që së fundmi ka qenë pjesë e Granadas në LaLiga.

Më herët, Moreno ka qenë në krye të kombëtares së Spanjës, mirëpo më së gjati në karrierën e tij si trajner ka qenë në Barcelonë, si ndihmëstrajner i Luis Enrique.

Primoz Gliha ishte kryetrajner i Kosovës që nga shtatori deri në ndeshjet e fundit të ciklit kualifikues për “EURO 2024”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.