Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

FFK njofton datat e nisjes së edicionit 2023/24 në Superligë dhe Ligën e Parë

Gazeta10
05 Korrik 2023 - 13:14

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës mbajti të martën mbrëma mbledhjen e vet të radhës nën drejtimin e kryetarit Agim Ademi dhe mori disa vendime në lidhje me edicionin e ri të garave.

Në mbledhjen e mbajtur, KE bëri një rezyme për përfundimit të garave në të gjitha rangjet dhe kategoritë me konstatimin se garat ishin zhvilluar sipas dinamikës së paraparë e që reflektuan me ngritje të cilësisë, shtim në organizim dhe rivalitet sportivë.

KE uroi ekipet që arritën të kalojnë një rang më të lartë të garave, ndërsa atyre që u larguan nga ligat u dëshiroi suksese në të ardhmen.

KE caktoi datën 31 korrik kur do të hedhet shorti i garave për edicionin 2023/2024, ndërsa edicioni i ri 2023/2024 fillon me garat e Superligës më 12 gusht, ndërkaq ato të Ligës së Parë më 19 gusht.

Njëkohësisht, FFK ka njoftuar se garat e Ligës U21 nisin njëjtë me garat e Superligës më datë 12 gusht.

Kampion në edicionin e kaluar u shpall Ballkani, që tashmë do të luajë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, ndërsa Drita, Gjilani dhe Dukagjini do të përfaqësojnë futbollin kosovar në kualifikimet e Ligës së Konferencës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.